Meta dekoron Visho Ajazi Likës, fton në presidencë edhe Helidon Bendon

18 Dhjetor 2017, 15:15Politika TEMA

Presidenti i Republikës, Ilir Meta vlerësoi ish-Drejtorin e Shërbimit Informativ Shtetëror, zotin Visho Ajazi Lika me “Dekoratën e Artë të Shqiponjës” për kontributin e tij të veçantë në fushën e sigurisë kombëtare, luftës kundër terrorizmit dhe, në veçanti, në luftën kundër krimit të organizuar e trafikut të drogës.

Presidenti Meta vuri në dukje rolin e zotit Visho Ajazi Lika, në luftën kundër terrorizmit ndërkombëtar, krimit të organizuar dhe në veçanti, në luftën pa kompromis kundër trafikut të drogës, fenomene e sfida jetike që lidhen ngushtë me sigurinë kombëtare.

Gjatë ceremonisë Presidenti Meta theksoi se Shërbimi Informativ ka bërë detyrën e tij me përgjegjshmëri dhe patriotizëm dhe në kushte mjaft të vështira, shpesh edhe nën presionin e politikës.

Forcimi i pavarësisë, integritetit dhe profesionalizimit të Shërbimit Informativ Shtetëror është domosdoshmëri për të forcuar jo vetëm stabilitetin e sigurisë kombëtare të vendit, por edhe për të forcuar aftësitë e Shqipërisë për të eksportuar në vendet fqinje dhe partnere më shumë siguri e sa më pak probleme.

Në këtë ceremoni Meta ishte kujdesur t’i dërgonte një ftesë edhe Helidon Bendos, kreut të komanduar të SHISH, që është në detyrë, por në pritje të dekretit.

2 komente në “Meta dekoron Visho Ajazi Likës, fton në presidencë edhe Helidon Bendon”

  1. luani u.s.a. says:

    Presidenti i Republikes Ilir Meta te dekoroj me medalje te arte edhe Monika Kryemadhin per kalimin ne nje gjendje te pazakonshme brenda seances te Kuvendit qe eshte absurde dhe qesharake..!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje