Pse Lulzim Basha nuk i djeg dot mandatet e deputetëve?

18 Dhjetor 2017, 15:25Politika TEMA

Ish kryeministri Sali Berisha pas daljes nga seanca e sotme parlamentare, ku u zgjodh Prokuroja e Përgjithshme e përkohshme, tha se Parlamentit dhe Kushtetutës i është bërë atentat dhe kërkoi që deputetët e PD –së, të djegin mandatet.

Propozimi i Berishës, pas aktit të sotëm të Qeverisë, i janë bashkangjitur me dhjetra milintantë drejtues, anëtarë të kryesisë së PD –së, anëtare të Këshillit Kombëtarë dhe të tjerë.

Avenir Peka anëtar i kryesisë së PD -së, Julian Deda koordinator e të tjerë kërkojnë djegien e mandateve të deputetëve dhe braktisjen e Parlamentit nga opozita dhe daljen në protesta deri në rrëzimin e  Qeverisë së Edi Ramës.

Shumë njerëz brenda PD –së,  kërkojnë protesta dhe reagim. Basha i gjendur përballë presionit, sot luajti teatrin e tij të radhës, pasi është vetë Luli që në bashkëpunim me kryeministrin Rama kanë zgjedhur Arta Markun.

Po le të kthehemi tek mandatet, që kërkohen të digjen nga Berisha dhe drejtues të tjerë të PD –së.

Së pari Basha nuk ka për të djegur asnjë mandat. Shumë  nga deputetët e zgjedhur në listat e tij kanë paguar nga 100 -500 mijë euro për të kryesuar listat në qarqe.

Lista e Bashës ishte një skandal i tij personal, një listë korruptive dhe e klientelës së familjes.

Edhe sikur Basha të urdhërojë, ata që kanë paguar paratë nuk e djegin mandatin, sepse nuk e kanë të fituar me kontribut, me vlera dhe me garë, por e kanë blerë si plaçkë në tregun e gabit.

Prandaj, askush të mos ketë asnjë iluzion, Lulzim Basha nuk i djeg mandatet dhe as klientela e tij korruptive. Luli do vazhdojë të zbatojë fije për pe marrëveshjen e 18 majit, ashtu siç bëri edhe sot.

Ata që kanë sadopak shpresë tek Basha gabojnë. Luli tashmë është i Edi Ramës dhe ai nuk mund t’i dorëzojë mandatet dhe listën e tij të dpeutetëve, ndyshe dorëzon marrëveshjen

Askush s’ka për ti djegur mandatet. Të  gjithë do të rrinë aty siç janë e me shumë gjasa edhe Berisha vështirë ta bëjë atë që tha.

Gjithsesi  ky bën përjashtim, megjithëse ka dhënë bekimin e tij në listën e klientelës korruptive të Lulzim Bashës./Citynews

2 komente në “Pse Lulzim Basha nuk i djeg dot mandatet e deputetëve?”

  1. robert says:

    Harohet arsyeja kryesore , po dorezuan mandatet humbasin imunitetin e parlamenterit dhe mund te arestohen pa asnje procedure parlamentere

  2. Ali pazari says:

    Ta djege mandatin i pari Saliu dhe pastaj shohim e bejme…..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje