PD sërish ankesa për procesin e votimit, reagojnë ashpër Pollo, Balliu, Shehu dhe Salianji: Ja si na i vodhën votat këtë herë

18 Dhjetor 2017, 17:31Politika TEMA

Deputetët e Partisë Demokratike sërish kanë shfaqur ankesa për procesin e votimit.

Ata denoncuan përmes rrjeteve sociale procesverbalin e votimit në Kuvend për zgjedhjen e Kryeprokurores së përkohshme.

Kanë qenë deputetët Klevis Balliu, Tritan Shehu, Jorida Tabaku dhe Ervin Salianji që kanë shfaqur papajtueshmëri.

“Këta fallsifikojnë edhe emrin e tyre !!! Jo më votën time!!! Votimi i PPP i paligjshëm e i pavlefshëm!!!”, tha Pollo.

Deputetja Jorida tabaku tha se ky votim është një puç kushtetues.

“Sot akti i zgjedhjes së PPP (Prokurorit të Përkohshëm të Përgjithshëm) përveçse një puç kushtetues ishte dhe një proces i falsifikuar. Të paktën në dy raste deputetët e Partisë Socialiste kanë marrë kartat dhe kanë votuar duke e zhytur akoma dhe më shumë në paligjshmëri dhe antikushtetuetshmëri këtë proces. Ky proces nisi dhe bitisi si i pavlefshëm!”, tha Tabaku.

Deputeti Ervin Salianji tha se do të ketë ndjekje penale për vjedhjen e votës.

“Ndjekje penale për vjedhjen dhe tjetërsimin e votës së deputetëve! Deputetë të maxhorancës vjedhin votën në sallën e parlamentit; në prani të kamerave, të fotografëve dhe të çdo shqiptari që ndiqte këtë seancë. Mendoni çfarë kanë bërë me votën e qytetarëve. Mendoni çfarë kanë bërë dhe bëjnë me tenderat dhe aferat korruptive që janë në dokumenta që nuk i sheh dot publiku”, tha Salianji.

Për deputetin Tritan Shehu, votimi është nul dhe antikushtetues.

“Ajo që ka ndodhur sot në sallën e Kuvendit me kartat e deputetëve, e konfirmuar edhe në listën e votuesve për prokurorin, e nulifikon me prova të pa kundershtueshme atë proces votimi. Ky proces, që filloi si antikushtetues u “asgjesua” qartësisht edhe teknikisht nga një manipulim banal. Nuk thonë kot, kush do t’i bëjë varrin tjetrit bie vetë brenda!”, u shpreh Shehu.

“Si mund të jetë legjitim ky vendim?
Nga turpi në turp.
Kriminelët e pushtetit shndërruan Parlamentin në pikën e takimit të COSA NOSTRES shqiptare,” thotë Klevis Balliu. (TemA)

5 komente në “PD sërish ankesa për procesin e votimit, reagojnë ashpër Pollo, Balliu, Shehu dhe Salianji: Ja si na i vodhën votat këtë herë”

  1. tURP PER JU O KRIMINELE SEPSE PAS SABOTIMIT DUKE SHKATERRUAR DHE NGATERRUAR KARTA E VOTIMIT TANI NA DILNI NE MBROJTJE TE KUSHTETUSHMERISE. F.Y. ALL

  2. ILIRET says:

    Pirdhni se cfryheni.
    Perse i deshen kartat? Sepse jua vodhet ju o PD -ista hajdut. Dhe kur moren kartat nuk ishte hapur votimi/ Me kartat tuaja votuan ne vendin e tyre. Sepse ju jeni edhe hajdute edhe budallenj. Vodhet kartat e socialisteve por late kartat tuaja;

  3. Vrtingu says:

    Birseĺmani nenes ke te qaj me pare, salen qe ka rrjedhur a monen e shkare. Opozite e menderosur, si nuk u gjend nje perbe , qe te jete me tru ne mesataren e njerzeve te thjeshte. Aty jane zgjedhur è qimtuar me kokra me banditet, hajdutet e. njerzit me me vese , prandaje ata jane kthyer ne nje detashment i bindur ne mbrojtje te hajdutlleqeve te salushit e te metes. ARDHTE I MBARE VETINGU.

  4. floriri i Bençes says:

    Keta plehra jane mesuar te mos i perfillin videot, mendoni qe Shehu e ka prasin me video dhe ben sikur nuk i ka ndodhur gje fare, pale qe suma i dhemb edhe sot e kesaj dite.

  5. drejtesia po vjen says:

    Paskan vjedhur dhe voten e tyre socialistet ne parlament! Dhe kjo s’me shkonte ndermend fare, merre pastaj me mend ato qe thone se paska vjedhur voten e pd e lsi Edi Rama .ZOTERINJ DHE ZONJA? SHOKE DHE SHOQE! A KA ME PER TE BESUAR TEK KETA PALACO CIRKU QE THONE SE SOCIALISTET KANE VJEDHE VOTEN E TYRE NE PARLAMENT? Qesh e qaj, po pd-se dhe lsi-se mos ju ndaj se jane kthyer ojq familjare per te mbrojtur pasurite kriminale. Nje lajm me se i pritur per shqiptaret e ndershem dhe jo bashibuzuket qe i bashkangjiten buzeshtremberve, idiotave dhe femrave te çmendura si Monika : SOT FILLOI REFORMA NE DREJTESI TE ZBATOHET. Do kete eskavator ti marri perpara keta hajdute e kriminele? Une i theme shtetit te liroje te gjithe te burgosurit ordiner e nga halli qe te hap vendet e te jene gati per banden 27 vjeçare.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje