Njerëzit e Zenit, presion Bashës që të djegë mandatet e deputetëve të PD-së

18 Dhjetor 2017, 19:22Politika TEMA
Njerëzit e Zenit, presion Bashës që të djegë mandatet e

Zeni dhe Basha

Lulzim Basha është një nga njerëzit më në vështirësi sot.

Përveçse duhet të përballet me mazhorancën, ai duhet të bëjë llogaritë dhe me Sali Berishën dhe njerëzit e tij.

Ky i fundit kërkoi djegien e mandateve të deputetëve të PD-së, gjë që u kundërshtua më vonë nga Basha, por dhe nga aleatja e tij e re, Monika Kryemadhi.

Por, tashmë ndaj tij ka nisur presioni nga gazetarët që paguhen apo janë njerëz të afërt të Shkëlzen Berishës.

Ata i kërkojnë Bashës që të djegë mandatet e deputetëve dhe të radikalizojë qendrimet.

“Me e thjeshte se kurre. Basha sot ka rastin te rifitoj besimin e opozitareve. Nuk ka asnje shteg me per lojra. Ose dorezon mandatet e rifiton opoziten, ose mban mandatet e rifiton Ramen.

Tek shikoja ca cupelina te LSI qe perlesheshin me banditet e Rames ne salle e Griden qe kujdesej per pallton tek dera e jashtme e salles qe dje na tha se Rama do e zgjedh prokurorin, Bashes realisht nuk i ngelet shteg tjeter. Me popullin e opozites pa mandate ose me Ramen perfundimisht.

Loje me nuk ka! E njejta gje edhe per Monen e Tit Vasilin. Me tymuese mund te frymezoni sot, n.q.s futeni prape ne ate salle nuk jeni opozite. As per ju nuk ka me loje! Nga neser Luli dhe Ju, Ju dhe Luli, do jeni ne drite. O me Ramen, o me popullin”, shkruan Çlirim Peka, që drejton një portal të financuar nga Shkëlzen Berisha.

Ndërsa Bledian Koka shkruan:

Unë nuk e njoh Arta Markun, por njoh Tik Llallën, Ina Ramën, Dhor Sollakun, Ben Rakipin, Alush Dragoshin, Maks Haxhinë. Njoh mënyrën e zgjedhjes së tyre përmes pazarit politik, përmes emërimit pa konsensus dhe me vullnet personal, por kurrë në asnjë rast procesi i zgjedhjes së Kryeprokurorit të Përgjithshëm nuk është bërë jashtë kuadrit të Kushtetutës.

Në një parlament të tillë, me një shumicë të dhunshme, të papërgjegjshme, një opozitë nuk duhet të qëndrojë me asnjë minutë. Dhe akoma më shumë propozimi i Sali Berishës është i vetmi qëndrim që duhet të mbahet nga opozita. Djegia e mandatave në këtë pikë është domosdoshmëri jetike për demokracinë që po jep shpirt, cdo aksion tjetër “sipas vullnetit të qytetarëve” është thjesht një zbythje me stil në cepin e kolltukut të deputetit, aty ku i vetmi interes që të aty të figurojnë edhe deputetët e opozitës është ai i Edi Ramës.

p.s…Unë e kam bindje që Lul Basha nuk ka për ta bërë një gjë të tillë sepse nga një njeri që ngre gishtat e triumfin në ditën e dështimit të tij të radhës, nuk mund të presësh asgjë…”.

Duket se lufta brenda PD-së, do të jetë edhe më e ashpër se ajo që u pa sot.(TemA)

6 komente në “Njerëzit e Zenit, presion Bashës që të djegë mandatet e deputetëve të PD-së”

  1. Kombi says:

    BASHA DHE MONA GOJE SHTHURURA DO TE SHKOJNE PERSERI NE PARLAMENT , POR KETE HERE TE ZBYTHUR !!!!!

  2. Nard Gallata says:

    Ti djegin,oh sa mire.Thjeshtesohet arrestimi.

  3. Kuq e zi says:

    Pas deklarates se ambasades amerikane as mandati nuk eshte me ne diskutim por pyetja eshte kur do u hiqet mandati ketyre
    Nenvizoj do u hiqet se sa per ta as vdekur nuk e leshojne sepse eshte barriera e fundit per tju mbrojtur drejtesise

  4. marigoja says:

    Mire eshte te varin mandatet ne qafe dhe ti vene flaken vetes me benzine Para parlamentit.Por une do sulem te shpetoj Griden.

  5. "BOHOTINA" says:

    Bravo Marigo. Bukur mire e ke thene. Po kam nje pyetje te vogel. Ajo nuk do ty Marigo, por gomar.

  6. taraboshi says:

    O mjeran gazetare si me mendimet e Berishes si me mendimet e Lulit e Mones per lesh se per lesh jeni tuj shku asgje nuk ju shpeton nga zullumet . Edhe pek njerez te ndershem qe keni ne P .D jane duke u gajasur me ju ne cfare hullije jeni futur o te mjere

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje