LSI e shqetësuar për shfaqjen në Kuvend: Dënojmë dhunën e ushtruar, mbështesim reagimet e ndërkombëtarëve

19 Dhjetor 2017, 11:52Politika TEMA

Partia Lëvizja Socialiste për Integrim ka dënuar shfaqjet e dhunës ditën e djeshme.

Deputetja Klajda Gjosha thotë se dje është dhunuar Kushtetuta por janë dhunuar edhe disa militantë të LSI-së.

Ajo garanton se LSI do të vijojë më tej me protesta për t’ja kthyer Shqipërinë qytetarëve.

“Mbështesim plotësisht deklaratat e bëra nga përfaqësitë e huaja diplomatike në vend që dënojnë dhunën e ushtruar në Kuvendin e Shqipërisë.

Dua të theksoj se ne jo vetëm i mbështesim, por i dënojmë  njësoj si ata me shumë forcë dhunën e ushtruar ndaj Kushtetutës së Shqipërisë, si udhërrefyesin kryesor të funksionimit të një shtetit. Dënojmë marrjen peng të reformës në drejtësi, të asaj reforme tek e cila besuan të gjithë qytetarët.

Dënojmë dhunën e ushtruar ndaj grave dhe vajzave dhe dua të risjell në vëmendje tërheqjen me forcë që iu bë deputetës më të re të Kuvendit të Shqipërisë Floilda Kërpacit, madje duke e gjakosur atë, britamet e një nëne që tërhiqej nga policia e shtetit.

Dënojmë marrjen në polici të disa vajzave të reja që polotësonin në Rinas. Dënojmë fyerjen dhe përdorjen që iu bë një gruaje që u zgjodh me vota të paligjshme në krye të Prokurorisë duke e detyruar atë të bëhej pjesë e një loje të shëmtuar të Ramës, i cili përveç kryeministrit emëroi veten në krye të këtij institucioni.

Ne jemi në kauzën për një drejtësi të pavarur dhe do të vazhdojmë misionin tonë me mjete demokratike për t’ia kthyer Shqipërinë gjithë qytetarëve” shprehet deputetja e LSI-së Klajda Gjosha.
(TemA)

5 komente në “LSI e shqetësuar për shfaqjen në Kuvend: Dënojmë dhunën e ushtruar, mbështesim reagimet e ndërkombëtarëve”

  1. BERISHA LARGOHU says:

    Kjo eshte idiote, po dhunen e Monikes? A lexon kjo kushtetuten? Si qenka shkelje kushtetute kur kushtetuta e lejon mazhorancen te votoj me numrat e Saj? Ja si e genjen popullin kjo lloj kafshe right now ???????????

  2. Alniku says:

    Ore për çfarë i dijnë SHQIPTARËT këta ndyrësira ??????? Mos vallë i dijnë si vetja ?
    Që i ulin b….t sa herë i thojnë eprorët .
    Gaboheni rëndë ju fundërinat e SHQIPES se Shqiptarët kanë vetëm një dhe ai është ATDHEU që ju e shitët.
    ??????????????????

  3. Fatosi-kosove says:

    Po dhune e shkaktuar nga ju BE dhe amerika e denuan oj zonjeze,prandaj nese nuk doni ti merrni mekatet e monike kryekarmadhi ateher ikni nga ajo sepse nuk ju nderon as juve si pjese e LSI-s perkundrazi e keni deshmuar se jeni paterice e sali berishes e lul bashes,nokes e salijanit qe eshte turpi i jerezimit,a mendon ti zonjushe se dje BE dhe ameroka nuk e pane monike kryekarmadhi se si shante e fyente çdo ke apra vete edhe shqiptaret ne pergjithesi,a te duket ty fjale e ndershme bythe qi…., e shum fjale tjera,a ju duket ty sjellje normale e monike kryekarmadhit sulmi nda deputetev per tu hequr kartat e votimit,ej o zogez ku ndodhe kjo dhe kush i ban keto pos nje idiote qe ju e keni ne krye te partise,mos qofsha ne lekure tuajen.

  4. Spartaku says:

    Na rrofshe bythe moj kurva Klajda Gjoshaj.Kushe e shkeli kushtetuten moj kurvicke Rama apo ju qe shkaterruat parlamentin?.Qenkeni me te zgjuar ju se Amerika dhe BE-ja? YYY pise.Ne vend qe ta denoni e mbeshtesni skandalin e Kryekurves me emrin Monika.

  5. sancopanco says:

    Eshte e turpshme dhe veteposhteruese per ty zonje Gjosha qe, deri tani, kemi besuar se ben njefare dallimi te vogel nga shpura LSI-ste. Ti pretendon se po luftoni per drejtesi te pavarur. vertete e ke ? Dhe beson se ne ketu poshte i besojme fjalet e tua ? Mos e ke fjalen per ate drejtesine qe nxori te pafajshem hajdutin me bllok ? A e din ti Klajda se cfare dine dhe cfare thone njerezit ketu poshte neper qytete dhe fshatra per kryetaren tende te partise ? Mafje e gjalle quhet. Ose vazhdo te jesh pjese e kesaj Mafjeje dhe do te kesh fatin e saj ose distancohu per te ruajtur dinjitetin perspnal. Sigurisht, nese beson se e ke dhe te nevoitet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje