"Me e-mailet e Genc Pollos në PE kanë filluar barcaletat dhe gjëegjëzat"

19 Dhjetor 2017, 12:22Politika TEMA

I ftuar në #DritaremeRudinën Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme Ditmir Bushati i pyetur nga gazetarja Rudina Xhunga në lidhje me akuzat e opozitës për mospërfshirjen e saj në delegacionin e Këshillit për Stabilizim-Asocimit, ka treguar se Jorida Tabuku ankohet se Genc Pollo nuk ankohet vetë për ҫështjet.

Cila opozitë se kam dëgjuar se Jorida ankohet për Gencin, se Genci nuk ankohet dot vetë. Prandaj Kujt i referohesh Joridës për Gencin?”, është shprehur Bushati.

Më tej ministri ka treguar edhe për disa e-maile të Genc Pollos dërguar Parlamentit Evropian, që sipas tij janë kthyer në barcaleta dhe gjëegjëza.

Këto janë shashka, janë si e-mailet e Genc Pollos, në Parlamentin Evropian me të cilin kanë filluar barcaletat dhe gjëegjëza”, ka shtuar Bushati.

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, duke u përgjigjur për akuzat e opozitës për mospërfshirjen në delegacionin e Këshillit të Stabilizim Asocimit, ka deklaruar se ky delegacion është në përputhje me MSA.

Delegacioni shqiptar ka qenë në përputhje të plotë me marrëveshjen e Stabilizim-Asocimit. Kushdo që dëshiron të kontribuojë, është i mirëpritur, por, loja me e-maile në Bruksel ka kohë që ka përfunduar, dhe unë u bëj thirrje të gjithëve ta stopojnë këtë lojë sepse nuk u bën shërbim as atyre e as vendit”, ka përfunduar Bushati.

3 komente në ““Me e-mailet e Genc Pollos në PE kanë filluar barcaletat dhe gjëegjëzat””

  1. 123 says:

    Shume kane pritur. Gallata me oborrtaret e katundarit Berisha duheshin filluar qe ne 93in …. ne te njejten kohe kur filloi epidemia e morrave ne Tirane

  2. spartaku says:

    Opo ç’ mereni me Genc Pollon,ai eshte legen i grisur.

  3. Xha Beqo says:

    Shprehja me e bukur e Shiperise se mesme: “Kuqi ma i mire ka q. nanen e vet”. Kjo i shkon per shtat kesaj mase amorfe qe quhet pollosh.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje