Ish- ministrja e Integrimit dhe ish- depute e PD, Majlinda Bregu, ka komentuar skandalin e djeshëm në Kuvend, ku dhuna dhe incidentet shoqëruan gjithë seancën e zgjedhjes së kryeprokurores së Përkohshme Arta Marku.
Në një status të saj në rrjetin social, Bregu nënvizon se, “çdo ditë e më shumë që kalon, më bind edhe më, për domosdoshmerinë e çeljes së negociatave për anëtarësim të Shqipërisë me BE sa më shpejt.”
Më tej ajo citon Konicën, “Ata që do donin t’i ngopnin shqiptarët me retorikë, në vend të urojnë zhvillimin e tyre, japin provën më të qartë të armiqësisë së tyre ndaj shqiptarëve”.
“Sot ne Universitetin Epoka ne Tirane.
Cdo dite e me shume qe kalon, me bind edhe me, per domosdoshmerine e celjes se negociatave per anetaresim te Shqiperise me BE sa me shpejt.
Se sic thoshte Konica “Ata që do donin t’i ngopnin shqiptarët me retorikë, në vend të urojnë zhvillimin e tyre, japin provën më të qartë të armiqësisë së tyre ndaj shqiptarëve”, shkruan në rrjetin social ish- ministrja e Integrimit, Majlinda Bregu.(TemA)
Vajzë, dhe ti në atë stan ke kullotur, dhe jo se i thirre mendjes, por u tregove e dobët dhe u dorēzove si Patozi.
Kthejuni luftës, jo vetëm përgitimeve!?
Vëre gishtin tamam në plagë, aty ku ju dhemb më shumë. Fajtori kryesor i degjenerimit të PD dhe politikës së mbrapshtë është ai që dominoi politikën shqiptare për 27 vite me rradhë e që u soll me shqiptarët si padron absolut i tyre.
Kjo don te beje bela figur perpara Nderkombetareve , meqenese ka qene dhe ministre e Integrimit ,por tashme qe eshte e flakur si limon i shtrydhur ,nuk i ka mbetur gje vec sulmeve .
Moj Majlinda Breka. Ti e di shumë mirë nga qelbet peshku. Peshku i quajtur PD ka lindur i e qelbur. Ti dhe soji jot u munduat ta parfumosni pak. Sidomos ju KOPI-stat. Prandaj, ose bjeri gozhdës në kokë, ose shkruaj memuaret që mund të kenë më shumë vlerë se këto deklarata që kërkojnë të të nxjerrin si të palarë. Je një Pilate moderne.
S’kane faj delet, fajin e ka cobani.