Kur kanë mbetur vetëm dy muaj nga publikimi i strategjisë së re të zgjerimit komisioneri Hahn ka hedhur dritë mbi të rejat që sjell politika aktuale e Brukselit ndaj gjashtë shteteve ballkanike.
Komisioneri Hahn ka deklaruar në selinë e OSBE-së në Vjenë se presidenti Juncker i kishte kërkuar që në strategjinë e re që do të publikojë me 20 Shkurt, të vendoste si afat vitin 2025 për anëtarësimin e këtyre shteteve nëse kryejnë reformat e kërkuara.
Viti 2025 ishte venë më parë si afati përfundimtar për anëtarësimin e plotë të Malit të Zi dhe Serbisë në BE por mesa duket Brukseli në ditët e fundit ka menduar të japë këtë perspektivë edhe për Shqipërinë, Maqedoninë dhe vendet e tjera të rajonit.
Duke e shpjeguar këtë ndryshim në qëndrimin e mëparshëm të Komisionit Everopian Hahn tha:
“Ky është një objektiv ambicioz por realist, nëse këto shtete demonstrojnë vullnet të fortë dhe të qëndrueshëm politik në qeverisjen demokratike, sundimin e ligjit, e të drejtave të njeriut, lirinë e mediave dhe të drejtat e pakicave.”
Në momentin aktual Mali i Zi ndodhet në pararojë të procesit të integrimit me 33 kapituj të negociuar nga 35 gjithsej duke lenë pas Serbinë që ka hapur vetëm 12 kapituj.
Maqedonia dhe Shqipëria presin në muajt në vijim të nisin negociatat ndërsa Kosova dhe Bosnje Hercegovina nuk e kanë marrë ende statusin kandidat.
Mali i Zi synon anëtarësimin në vitin 2022 ndërsa Serbia synon që deri në fund të vitit 2019 të arrijë marrëveshjen e normalizimit me Kosovën dhe të mbyllë negociatat e anëtarësimit në vitin 2023.(Klan Plus)
Rama lejon hapjen e varreve per bastardet gerrk. Njeh pakica bullgare, boshnjake, serbe …me kuc e me mac. Shet harmoni fetare duke e ditur qe shumices se Shqiptareve as nuk iu ha palla per fe. Ka bythe qe “kercenon” Evropen me influencen Ruse apo islamin politik. Te gjitha keto me shpresen se mund te hyjme nga dritarja ne BE. T´i harroje te gjitha. Pa zbatuar reformat as ne 3022 nuk hyjme dot ne BE. Konfiskim pasurie te te gjithe te korruptuarve. Denime me burg te gjithe zullumqareve duke filluar nga Berisha deri te kelyshi me i vogel. Ka kellqe t´i beje keto ? Nqs jo atehere te hape krahun dhe te mos na caje trapin me “batuta” apo mbushjen e faqeve te forumeve me komente militantesh.
Pirç Pirç
kujtoj se Turkye ka 37vjt qe pret BE,por ka marre vec ………….te gjatin!
nuk e kuptoj se perse i duhet BE nje sorre sunite si Alvania,duket se nuk ka me vend per te hedhur plehrat Evropi dhe zgjidhja duket se eshte gjetur………..