Vangjush Dako: Me karafilin Basha do shihemi në gjyq

20 Dhjetor 2017, 18:59Politika TEMA

Kryebashkiaku i Durrësit, Vangjush Dako, do të padisë për shpifje Lulzim Bashën.

Kjo, pas akuzave të këtij të fundit, se Vangjush Dako është i lidhur me krimin.

Kam vendosur ta çoj në gjyq Lulëzim Bashën, si një shpifës profesionist që e ka kaluar cakun e tolerancës time.

Ky njeri që gënjen sy për sy kë t’i dalë përpara, një i paaftë që si kryetar bashkie la kokrrën e namit me paaftësinë e me gënjeshtrat e tij dhe si kryetar i opozitës e ka bërë qesharake Partinë Demokratike, duhet të përgjigjet përpara drejtësisë për shumë gjëra.

Por nëse për ato të rëndat fare me dëme ekonomike kolosale, do t’i japë patjetër përgjigjet e veta përballë institucioneve të reja të reformës në drejtësi që ai po bën çmos ta bllokoje, me mua do të përballet e do të përgjigjet përpara gjykatës për shpifjet e tij prej mashtruesi profesionist.

Kam marrë vesh që ky karafil nuk shkon në gjyqet ku e çojnë njerëzit që i akuzon me shpifjet e tij ordinere!

Por vjen s’vjen në gjyq të perballet me modelin e shpifur politik që ai mishëron, unë e kam ndarë mendjen që të mos i ndahem derisa të gjithë baltën e tij ta gëlltisë mbrapsht në sytë e gjithë popullit”, thotë Dako.(TemA)

14 komente në “Vangjush Dako: Me karafilin Basha do shihemi në gjyq”

  1. {sit back and relaks} says:

    Te jete koincidence valle qe Gjushi u trimerua me ardhjen e KryeProkurores se ashtuquajtur te perkoheshme?!!!!!

    1. fart from mouth and relax says:

      Po he mo mendjendritur si mendon ti? Se ti qenke njesh per teorite konspirative. Eshte koincidence apo persheshi SHQUP-it po jep efekte???

    2. Grigor says:

      Nuk ma merr mendja qe ajo grua te bjere kaq poshtë dhe te mbeshtese te korruptuarit e PS-se.
      Por kjo e Gjushit, mund të thuhet me nje fraze nga ai filmi i famshem:
      Ç’eshte kjo gjëmë o Pjetër? Memecit na i erdhi goja.

  2. Kombi says:

    PATJETER , ATYRE DUHET TI VIJ FUNDI JO VETEM PER BALTOSJEN QE BEJNE, POR DHE PER ZULLUMET QE KANE BERE SI TE PAPREKSHEM .

  3. Jimi says:

    Dako! Ti nuk ke te drejte ti tjetersosh gjinine, “Karafil” !? Te thoshje “Drandofile” edhe do ta pranoja.

  4. Harillaqi says:

    Dako! Po te thoshe Lul Bukorsh gjembaçi i gomarit,do t’a pranoja.Duke i then karafil,e ke ngritur ne pristigj,se qendron me ore te tera para pasqyres per te krehur floket me xhel.

  5. Bardhi Tolabi says:

    Te dija te mencur o Vangjush Dako.Lulushi ofendon karafilin,spse eshte nje bar I keq dhe Jo lule.Mjere PD-ja per kete bar te keq, qe I ka mbire dhe po e asgjeson te teren…

  6. LORA says:

    Je fiks ne kohe Inxhinier.
    Beje.

  7. PERMETARI says:

    Zoti Vangjush..te pershendes..Do besh kaqe mire, qe te fillosh nje proces, kunder Karafilit sa me sben..por jo vetem ti, se pari Kryeministri tim i nderuar..Si i duron valle gjithe ato akuza sa nje mal xhanem..E tolerancen e tij e marin per dobesi..duke krijuar, te njerezit e thjeshte,se megjithe ment, Rama eshte i tille.Une zoti Vangjush te njoh shume mire..Ti je nje nga ata Permetaret, me te ndershem qe kam njohur..Nen drejtimin tent, Duresi po behet qytet modern?prandaj edhe populli Duresit po ja jep voten Partise socialiste..Mos u merzit,per Lulushin, se do paguaj per gjyqin qe ti do fitosh Ai ka leke sa per ta blere Duresin hahahah

  8. Koba says:

    Mbaje fjalen Vangjush ,mos iu ndaj.Nuk ka kush e mbron ma.Llalla shkoi andej nga erdhi.,po Sali kriminelit nuk i punon ma Qyta. Do ti marre perroi i vetingut te gjithe keta Zagare.

  9. Kola says:

    He me te lumte! Bejuni te gjalle se ju vune perpara ca shurraqer.

  10. perpelitjet e fundit says:

    Ke te drejte o Dako por mos u nxeh me nje njeri qe nuk eshte serios, ato qe thote dhe vete nuk i beson por flet gjithmon si gramafon i prishur ne emer te nje paritie qe e ka marre rrugen e mutit me kohe e me vafte. Ti bej punen tende, budollait duhet ti tregohet vendi dhe ti vihet kufiri te thana por cte besh deri me tani me kete sistem gjyqesor keta tipa kane kane kakarisur ne maje te plehut dhe populli u ka treguar prapanicen. Te shohim cfare do te behet.

  11. Durresi says:

    Po ka me pleher se ty mo vangjush , vetem shperdorimet me tenderat publik ne durres mjaftojne per te burgosur per gjithe jeten. Kujton se je me i mire se ky tjetri per te cilin flet. Pse heshte dei me sot. Ah harrova je shume i durueshem edhe trim prite sa te futej ndonjeri ne mes. Hjat se edhe ty do te vije dita…

  12. durrsaku says:

    O dako lulsumqimi nuk osht nau far burri po ne ti je per ti shkerdhy ene minjt e shpis…pse mer klysh te duket pak ca i ke bo durrsit?!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje