"Fshesë" në PD për mungesë parash, Lulzim Basha shkarkon 10 vetë nga administrata

21 Dhjetor 2017, 12:13Politika TEMA

Partia Demokratike thuhet se ka boshatisur arkën e financave të grumbulluara dhe po përballet me një krizë të brendëshme ekonomike.

Mësohet se kreu i saj Lulzim Basha ka shkarkuar për këtë arsye 10 vetë nga administrata e selisë blu pasi nuk kishte para për t’i paguar.

GSH shkruan se  shkurtimet kanë prekur disa departamente të partisë.

Burimet justifikojnë se pas humbjes së thellë të zgjedhjeve, Partia Demokratike, e cila mori 43 mandate, nga 46 që kishte në vitin 2013, iu desh t’i kthejë KQZ-së 17 milionë lekë të vjetra nga buxheti i përfituar.

Mbase problemi kryesor duhet të kenë qenë lobingjet që Lulzim Basha ka kryer pa pyetur demokratët.

Ai duhet t’i japë llogari drejtësisë dhe “selisë blu” për skandalin e transferimit të 1 milionë dollarëve, nga kompani “off-shore”. (TemA)

 

3 komente në ““Fshesë” në PD për mungesë parash, Lulzim Basha shkarkon 10 vetë nga administrata”

  1. Fatosi-kosove says:

    Po kjo nuk eshte asgje,te lumt ata te lumt qe kane kete fat te ikin te perjashtuar sepse ta kujtojne Olldashin e Pashkon ku jane,nese jo ti pyesin familjet e tyre se çdo te thot,por edhe patozin e jozefine e sidomos Bregun ti pyesin se si ndihen sot qe jane qliruar nga kthetart e krimit,mjafton ta shikojne vetem kete katershe ne foto dhe te mendojne per jeten e tyre,shifni vrasesit qe sturperohen eprkundrazi edhe kur kane vrare thonin kemi mbrojtur kushtetuten,po cila kushtetute thot te vrasesh njerez te pafaj,po cila kushtetute thot te kallesh e te shkatrrosh,shikoni imazhet e te henes ate far brahon kur shkul foltoren e kuve,dit,per ta mbrojtur kushtetuten behet ajo,une per vete ju uroi jete atyre te “perjashtuarve” sepse verete sot ju paska rene loto,le ta festojne me shume se krishtlindjet.

  2. Spartaku says:

    Edhe ky eshte nje mashtrim tjeter qe bene Basha,per t’u thene te tjereve se ne si parti nuk kemi para. Parate e pd-ke nuk mbarohen.Ata per 25 vjete rreshte vodhen aq sa nuk kane ku ti fshehin.Ata blejne ç’do gje,madje gjithe shqiperine.Perjashtimi i punonjesve ka ndonje shkak tjeter,por jo pamundesia e pageses.Kjo eshte nje nga ato genjeshtrat me bisht qe e ka zakon Basha me Berishen.Ky qe bene Basha,nuk eshte nje lajme pa permbajtje.Pse nxitohet Basha qe kete ta nxier sa me pare si lajm ne Gazeta? Sepse eshte djalli brenda.Keto mbroçkulla t’i mbaje per vehete dhe t’i haj vete.

  3. Sot says:

    Ju humbtë vula, mos u a dëgjofshim zënë.
    Merni dhe Mona-shtrigën me vete dhe thefshi qafën!???

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje