Argjent Gafuri pas plotë një dekade të kaluar te Renova do të largohet nga ky klub. Skuadra e tij e ardhshme do të jetë Flamurtari i Vlorës me të cilët mesfushori me tipare ofensive do të nënshkruaj për një vit e gjysmë.
Lajmin e bën të ditur vet futbollisti gjatë një prononcimi për gazetën Lajm.
“Sonte e kemi një darkë të përbashkët me klubin dhe pas saj do të takohem me drejtuesit e skuadrës. Ata sigurisht do të më ofrojnë vazhdimin e kontratës, por unë nuk besoj se do të rrijë, pasi do të vazhdoj karrierën te Flamurtari i Vlorës”, deklaroi për Lajm, 28-vjecari Gafuri.
“Të mërkurën do të udhëtoj për në Vlorë, ku do të nënshkruaj kontratë për një vit e gjysmë me Flamurtarin”, bëri me dije Gafuri, i cili me bardhekaltrit nga Xhepcishti ka fituar titullin e kampionit dhe kupën e Maqedonisë.
Gafuri te Flamurtari do të gjej bashkëlojtarin e tij te Renova Muhamed Useinin dhe futbollistët e Shkëndijës, Pollozhanin dhe Jufon.