Klubi i Teutës ka nisur përgatitjet pas disa ditësh pushim.
Bregdetarët kanë zbritur në fushe ku do të stervitet deri më datë 30 dhjetor e me pas do të marrin pushimet.
Ekipi në keto ditë do stervitet nga shefi i klubit Eduard Salillari.
Pas festave të fund vitit do vendoset dhe e ardhmja e tranjerit Gugash Magani.
E ardhmja e Maganit është në dyshim pasi trajneri peqinas nuk është i kënaqur me atë çka skuadra ka shfaqur.
Për Maganin ditët e fundit është përfolur dhe për një transferim të mundshëm tek skuadra e Partizanit.