Partizani, përgatitjet 10 ditore në Antalia

25 Dhjetor 2017, 15:16Sport TEMA

Ekipi i Partizanit do të zhvillojë fazën mini përgatitore dimërore në Antalia.

Në qëndrimin 10 ditor, kryeqytetasit kanë në plan edhe zhvillimin e dy sfidave miqësore, për të qënë në formë optimale në rinisje të superligës, ku në datë 20 janar do të përballen me Flamurtarin në transfertë në Vlorë.

Deri më sot skuadra e stërvitur nga starova, do të zhvillojë testin e parë më 12 janar, ku do të masin forcat me ekipin e Kasimpasha, skuadër që militon në superligën Turke, ndërsa miqësorja e dytë pritet të zhvillohet më 15 janar, por kundërshtari mbetet ende i papërcaktuar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje