Rinovimi i Mourinhos me Man. United vihet në dyshim

25 Dhjetor 2017, 11:45Sport TEMA

Rinovimi i Jose Mourinhos me Manchester United tashmë nuk është më aq i sigurt.

Humbja në derbin ndaj Manchester City-it, barazimi i fundit ndaj Leicester City-it në kampionat dhe diferenca prej 13 pikësh me skuadrën e Guardiolës në renditje ka bërë që drejtuesit e Djajëve të Kuq të kenë dyshime përsa i përket rinovimit të kontratës me Special One që përpara disa muajsh quhej një çështje e kryer.

Sipas asaj që shkruajnë mediat angleze rezultatet e fundit kanë vendosur në pikëpyetje të ardhmen e Jose Mourinhos në krye të United. Kontrata e trajnerit luzitan me klubin nga Old Trafford, skadon në verën e vitit 2019.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje