Dikur bënte art me topin, ndërsa tani bën art me fjalën. Legjenda e futbollit vlonjat, Vasil Ruci, nuk heq dorë nga të qenit rebel sportiv edhe jashtë fushës pas kaq shumë vitesh nga mbyllja e karrierës. Nuk i ka pëlqyer që ka qenë kaq i anashkaluar nga FSHF-ja në dekadën e fundit dhe në këtë fundvit u ka dhënë një përgjigje epike drejtuesve të FSHF-së.
Pikërisht me një mesazh fare të shkurtër përmes telefonit. “Panorama Sport” zbulon ekskluzivisht se, pak ditë para mbrëmjes Gala të FSHF-së, një prej zyrtarëve të lartë të kësaj të fundit, në emër të institucionit i ka dërguar një mesazh në numrin e tij personal Vasil Rucit, duke e ftuar zyrtarisht për të marrë pjesë të premten në ceremoninë e fundvitit. Mirëpo, ish-sulmuesi bëri një “driblim” të rrallë, teksa, pasi refuzoi të pranonte ftesën, i ktheu edhe një përgjigje nga ato që i kanë të gjitha brenda.
“Faleminderit për ftesën pas 15 viteve, por kam frikë të vij se mos më jepni bukë të helmuar si Petro Nini Luarasit…”, ishte mesazhi epik i Vasil Rucit.
I ashtuquajturi “”BOTA” ishte i vetmi lojtar me tere kuptimin e fjales Profesionist .
Vasili ishte Inteligjent ne fushe dhe na ka dhene kenaqesi ne kohen e tij qe tani ns mungojne.
JE 1-shi Vasil Ruci
Vasil Ruci apo sic quhej nga tifozet vlonjate, “kopetenti” ka qene vertet nje lojtar shume i mire per standartet shqiptare.