Napoli përmbys Sampdorian, Interi merr humbjen e dytë rradhazi

23 Dhjetor 2017, 17:09Sport TEMA

Interi është mposhtur sërish në kampionat, kësaj rradhe në transfertë përballë Sassuolos me rezultatin e ngushtë 1-0 duke regjistruar humbjen e dytë rradhazi, pas asaj në shtëpi nga Udisene një javë më parë.

Facinelli e shënoi golin e vetëm në këtë ndeshje dhe të fitores për vendasit në minutën e 34-të.

Inter pati rastin ta barazojë rezultatin ne fillim të pjesës së dytë, por kapiteni i skuadrës, Mauro Icardi, si rrallë herë dështoi nga pika e bardhë.

Skuadra e drejtuar nga Luçiano Spalleti, pati edhe disa mundësi deri në fund të ndeshjes, por nuk arriti ta gjejë rrjetën e portës së Consiglit.

Pas kësaj humbjeje Interi mbetet në vendin e tretë me 40 pikë të grumbulluara.

Ndërkohë, Napoli ka marrë tre pikë me shumë vështirësi në fushën e saj kundër Sampdorias duke triumfuar me rezultatin e ngushtë 3-2.

Napolitanët u gjendën dy herë në disavantazh por arritën që të përmbysnin shifrat për të marrë tre pikë të rëndësishme duke vijuar kryesimin e kampionatit.

Për vendasit shënuan Allan, Insigne, Hamsik, ndërsa për miqtë realizuan Ramirez dhe Quagliarella.

Pas kësaj fitoreje Napoli kryeson tabelën e renditjes me 45 pikë të grumbulluara.

Rezultatet e Serisë A.

Lazio 4-0 Crotone

Genoa 1-0 Benevento

Napoli 3-2 Sampdoria

Sassuolo 1-0 Inter

Spal 2-2 Torino

Udinese 4-0 Verona

(TemA)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje