Ademir Souza nuk do të jetë më pjesë e ekipit të Laçit në vitin 2018. Mbrojtësi brazilian ka zyrtarizuar largimin e tij nga skuadra kurbinase me një postim në “Facebook”.
Braziliani është aktivizuar vetëm në 5 ndeshje gjatë këtij sezoni për shkak të një dëmtimi, dhe kjo mesa duket ka sjell edhe vendimin e tij për t’u larguar. ” Paçi fat djema !!! Do ju mbështes gjithmonë!”, ishte mesazhi i tij, duke e shoqëruar edhe me një foto me të gjithë skuadrës.
32-vjeçari u afruar vetëm gjatë kësaj vere, por aventura e tij e dytë te kurbinasit ka zgjatur vetëm 3 muaj.
Kujtojmë që më parë ai ka qenë pjesë e Laçit ka qenë edhe në sezonin 2015/16, ndërkohë që për tre sezone ka qenë pjesë e Skënderbeut.