Trajneri i skuadrës së Skënderbeut, Ilir Daja është shprehur shumë i kënaqur me suksesin e skuadrës së tij ndaj Teutës.
Strategu i njohur në deklaratën për “Super Sport” pas ndeshjes u ndal më shumë te Soue, i cili sipas tij duhet të kishte shënuar para golit të parë.
“E mbyllëm gati gjysmën e kampionatit me fitore. Këtë sukses ua dedikoj të gjithë tifozëve korçarë dhe jo vetëm, që na kanë mbështetur në këtë rrugëtim në Superiore dhe Europë. U uroj gëzuar festat e fundvitit. I kënaqur me dygolëshin e Sowe, por ka patur shumë momente para portës. Duhet të vazhdojë me këtë ritëm.
Në analizën që kishim para ndeshjes, kemi folur për mënyrën sesi Soëe duhet të shkojë te goli, pra duke bërë sakrificë. Do të vazhdojmë të përmirësojmë ato gjëra që nuk janë pozitive. Uroj të gjithë komunitetin e futbollit dhe të gjithë shqiptarët gëzuar festat e fundvitit. I meritojmë ca ditë pushim, për të gjithë atë sakrificë që kemi bërë.” (TemA)