Trajneri i Partizanit i përgjigjet Monika Kryemadhit: Të merret me Vetingun, ta çojë deri në fund

22 Dhjetor 2017, 15:53Sport TEMA

Trajneri i Partizanit, Sulejman Starova, ka folur pas fitores së arritur sot kundër Vllaznisë me rezultatin 3-1.

Trajneri i të kuqve u shfaq i kënaqur pas këtij tre pikëshi, ndërsa foli për ecurinë e ekipit si dhe për merakton e dështuar.

“Jam i kënaqur për fitoren dhe për 3 pikët e çmuara, edhe nga loja. Por, dështimi i javës së kaluar nuk lahet vetëm me këtë fitore. Marr konfirmim edhe nga vetja, që nuk ka skuadra të lehta. Ka luftë në çdo ndeshje. Na u prish humori në Gjirokastër, por në këtë fazë jemi skuadra që kemi marrë më shumë pikë. Skuadra ka pasur 2 objektiva, largimi i lojtarëve me shumicë, dhe marrja e sa më shumë pikëve. Për ta filluar mbarë vitin tjetër.

Ishte totalisht e dështuar. Kemi luftuar në këto kushte për të marrë pikët. Meritë kanë disa lojtarë që kanë luftuar pa konkurencë në ekip”

Gjithashtu, Starova iu përgjigj dhe akuzave të bërë nga ana e kryetares së LSI-së Monika Kryemadhi.

“Akuza e Monikës, meqë ka edhe Vetingun, ta çojë vetë deri në fund. Skuadrës i kam thënë diçka, më mirë të më thonë që ia kanë lënë vetë Luftëtarit, se sa të pranoj një paaftësi të skuadrës”, u shpreh Starova. (TemA)

1 komente në “Trajneri i Partizanit i përgjigjet Monika Kryemadhit: Të merret me Vetingun, ta çojë deri në fund”

  1. Ollga Toronto says:

    Lere mor Monen llapaqenerin e saj,buqja ate pune ka.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje