Çdo ditë një kapitull i ri. Bonucci ikën, Bonucci qëndron, Bonucci nuk e di se çfarë do të bëjë në janar. Me siguri, pas përfundimit të sezonit, qendërmbrojtësi kuqezi do të jetë njeriu që bashkë me Donnarumman dhe Suson do të mbushin arkat e “Djallit”, pork a sinjale që kjo mund të ndodhë që në janar. Për futbollistin italian janë të interesuara skuadrat më të mëdha europiane, edhe pse muajt e tij të parë te Milani nuk rezultuan të thjeshtë.
Veçanërisht Chelsea, që drejtohet nga Antonio Conte, është vënë në gjurmët e 30-vjeçarit. Marrëdhëniet e mira mes tij dhe ish-trajnerin bardhezi mund të influencojnë në përshpejtimin e bisedimeve për transferimin e tij në “Stemford Bridge”. Raportohet madje se Conte ka biseduar ndrejpërdrejt me Bonuccin për këtë çështje.
Klubi kuqezi ka reaguar duke i konsideruar normale takimet mes personazheve të rëndësishme të futbollit, por mediat italiane e interpretojnë ndryshe.
Mbetet për t’u parë sesi do të vijojnë ngjarjet, por një gjë është e sigurt, ambienti i trazuar te Milani e shtyn Bonuccin të kërkojë një destinacion më të përshtatshëm për të.