Partizani-Vllaznia është një ndeshjet më interesante të javës së 16-të për vetë pozitat e dy skuadrave. Trajneri i shkodranëve, Ernest Gjoka, gjatë konferencës për shtyp u duk optimist për një rezultat pozitiv në këtë transfertë.
Ai ka folur edhe për çështjen e Hasanit, Orelesit dhe merkaton në përgjithësi:
Partizani
“Vllaznia ndodhet në një moment të vështirë, ashtu si dhe kundërshtari i radhës. Jemi munduar që skuadra të jetë sa më e përgatitur ndaj Partizanit dhe objektivi ynë është rezultati pozitiv. Kemi rikuperuar Gurishtën, por fat i madh për ne është që kemi gati edhe Krymin. Nëse luajmë të përqendruar dhe japim maksimumin, marrim pikë. Nuk e shoh si dramatike humbjen e Partizanit me Luftëtarin. E vlerësojmë kundërshtarin maksimalisht.
Hasani
“Në fakt, nuk është për mua. Ishte i dëmtuar javën e kaluar, kaq mund të them. Nuk merrem me kontratat dhe as me problemet e pagesave. Nuk e di sa paguhen lojtarët e mi. Vlerat e Hasanit dihen dhe largimi i tij i prish punë Vllaznisë. Shohim përpara dhe presim të mësojmë si do të mbyllet çështja e Hasanit. Lojtari ishte i dëmtuar, kemi raportin e stafit mjekësor dhe të vizitave që ai ka bërë. Ishte në Tiranë për terapi speciale, por nuk i rikuerua nga dëmtimi në puklpë.
Sukaj-Orelesi
“Të mbyllim ndeshjen me Partizanin, pastaj flasim të qetë për merkaton. Po punojmë në pikat tona më të dobëta, për mbrojtjen. Po shohim alternativat që na janë ofruar, pasi nuk duam të gabojmë. Orelesi është i rëndësiëshëm për Vllazninë, nuk e di kur i përfundon kontrata. Ai duhet të qëndrojë patjetër”, – tha trajneri Gjoka gjatë konferencës.