​Bonucci i zhgënjyer me Milanin, kërkon largimin

21 Dhjetor 2017, 13:51Sport TEMA

Leonardo Binucci nuk ka besim në projektin e Milanit dhe po mendon largimin nga San Siro

Qendërmbrojtësi italian, Leonardo Bonucci gjatë verës së kaluar kaloi nga Juventus në Milan, si një nga lëvizjet më te medha te viteve të fundit.

Por, pa kaluar ende gjashtë muaj, ai duket se është penduar për këtë lëvizje dhe nuk po beson në projektin e Milanit, shkruan La Gazzetta dello Sport.

Milani kur janë zhvilluar 17 javë në Serie A, renditet në vendin e shtatë me 14 pikë larg vendit të katërt që dërgon në Ligën e Kampionëve.

Bonucci po ndjehet i tunduar nga një interesim i Manchester City, skuadër e cila është në kërkim të një mbrojtësi.

Atë po ashtu e duan edhe skuadrat tjera të mëdha si Barcelona, PSG dhe Chelsea.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje