Berluskoni i jep këshilla Gattuzos për formacionin

20 Dhjetor 2017, 17:34Sport TEMA

Silvio Berluskoni është rikthyer të flasë për çështjet në klubin e Milanit.

Ai flet për gjendjen aktuale të Milanit, duke i dhënë edhe disa këshilla trajnerit Gatuzo dhe tregon se cilët janë lojtarët më cilësore të Milanit sipas tij.

“Kohët e fundit nuk e kam ndjekur Milanin, por më bëhet qejfi për emërimin e Gattusos.

Gjithsesi, skema me një sulmues nuk të çon asgjëkund dhe nëse Rino dëshiron të ketë sukses, duhet të luajë me 2 sulmues dhe Bonaventurën pas tyre.

Mendoj se ky i fundit, së bashku me Suson dhe Donarumën janë tre lojtarët më cilësorë të ekipit”, u shpreh presidenti legjendar i Milanit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje