Klubi i Partizanit ka publikuar çmimet e biletave për ndeshjen e fundit të këtij viti kundër Vllaznisë.
Biletat do ta dalin në shitje nga dita e nesërme në orën 09:00 pranë stadiumit “Selman Stermasi”.
“Ju njoftojmë se për këtë takim çmimet e biletave në Tribunat respektive të stadiumit “Selman Stërmasi” do te jenë:
Biletat në Tribunat: A1, A2 dhe B1 , B2 do të kushtojnë 1000 Lek
Biletat në Tribunat:C1,C2,D1,E,F,G1,G2,H1,H2 do të kushtojnë 300 Lek
Tifozeria kuqe do të ketë në dispozicion Tribunat A1,A2,B1,B2, C1,C2,D1,E,F,G1,G2
Tifozeria mike nga Shkodra do të ketë në dispozicion Tribunat H1, H2
Biletat do të mund ti siguroni duke filluar nga dita e Enjte ora 09:00 pranë pikës së shitjes, në stadiumin “Selman Stërmasi”, thuhet në njoftimin e klubit të kuq.
Sfida Partizanit-Vllaznia do të luhet ditën e premte në orën 13:00 në stadiumin “Selman Stermasi”.