Strakosha është Nojeri i ri, lider në Serinë A për pasimet

20 Dhjetor 2017, 12:20Sport TEMA

Thomas Strakosha është Manuel Nojeri i ri, të paktën sa i përket Serisë A. Portieri gjerman shihet nga të gjithë si gardiani modern, i aftë jo vetëm në pritjet ndaj gjuajtjeve të kundërshtarëve por edhe në mënyrën se si ndihmon skuadrën për të nisur aksionet sulmuese me pasimet e tij.

Për këtë arsye, shpeshherë në radhët e Bajernit dhe Gjermanisë, shokët e skuadrës nuk ngurrojnë t’i kalojnë topin atij për të nisur aksionet me këmbë.

Sipas statistikave të këtij sezoni, Thomas Strakosha është në rrugën e duhur për t’u bërë po aq vendimtar në radhët e Lacios dhe Kombëtares shqiptare, pasi ka të njëjtat aftësi si portieri i njohur i bavarezëve.

Mediat italiane kanë raportuar se gardiani shqiptar është lideri i pasimeve të sakta me këmbë në këtë sezon, pasi ka teknikë të përdorimit të topit mbi mesataren.

Statistikat tregojnë se ai bën mesatarisht 22 pasime të sakta në ndeshje, një shifër shumë e lartë për një portier dhe një sinjal se trajneri Inzagi ka filluar t’i besojë gjithnjë e më shumë përgjegjësi, duke e lejuar që të fillojë nga ai organizimi i lojës së skuadrës.

Pas tij, shumë të shkëputur ndjekin me radhë Sirigu, Reina, Alison, Da Kosta, Donaruma, Handanoviç, Sorrentino, Brinjoli dhe Bufon.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje