Dybala "çmend" Juventusin, vëllai takohet me drejtuesit e PSG-së

19 Dhjetor 2017, 15:05Sport TEMA

Situata është tensionuar mes Dybalas dhe Juventusit dhe gjërat janë përkeqësuar edhe më shumë me raportimet se vëllai i talentit argjentinas ka udhëtuar në Francë për të diskutuar me PSG-në për një transferim të mundshëm verën e ardhshme.

Ajo që po ndodh mes Paulo Dybala dhe Juventusit mbetet ende një mister. Por, raporti mes klubit bardhezi dhe talentit argjentinas, i cili të dielën kundër Bolognës e pa veten në stolin rezervw për të dytën herë rradhazi duket se është minuar..

Përballë kësaj situate, Pavel Nedved është detyruar të bëjë një apel publik, i pasuar më tej nga një deklaratë e Buffonit.

Por, ajo që zbulon “Corriere della Sera” është diçka për t’u marrë në konsideratë. Vëllai i Paulo Dybala që kujdeset për interesat financiare e futbollistike të argjentinasit, Mariano ka qenë së fundi në një udhëtim drejt Parisit, ku pretendohet se ia ka ofruar shërbimet e argjentinasit ekipit të PSG-së.

Sipas asaj që shkruan e përditshmja milaneze, që kur Mariano menaxhon interesat e vëllait të tij është vënë re një ndryshim i metodës së stërvitjes së Dybala, aq sa Allegri është detyruar ta lërë jashtë formacionin shpesh dhe me vullnet të plotë, pa pasur ndonjë arsye tjetër përtej futbollit.

Udhëtimi i vëllait të tij në Paris dhe takimi me drejtuesit e PSG-së ka irrituar edhe administratorin e deleguar të Juventusit, Marotta, aq sa Juve duket se ka ndërprerë çdo diskutim mbi një rinovim të mundshëm të kontratës.

Mariano, nga ana e tij, është shprehur i bindur se mundet ta largojë Dybalan “kur dhe si të dojë”, duke e konsideruar vëllain e tij si pasardhësin e Neymarit, që në qershor mund të përfundojë te Real Madridi.

Dybala ka bërë 24 paraqitje për “Zonjën e Vjetër” deri më tani këtë edicion në të gjitha garat, duke shënuar 13 gola – 11 prej tyre në Serie A.

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje