Lionel Messi shpreson që të shtunën kundër Real Madridit, skuadra e Barcelonës të dalë fitimtare pasi kjo do t’ua mundësonte thellimin e diferencës me rivalin kryesor për titullin kampion në Spanjë. Diferenca mes Realit dhe Barçës aktualisht është 11 pikë, por “Los Blancos” kanë një ndeshje më pak të zhvilluar.
“El Clasico” e parë për vitin 2017 do të zhvillohet të shtunën në orë 13:00 e cila do të zhvillohet në stadiumin “Santiago Bernabeu”.
Kjo ndeshje është më e rëndësishme për madrilenët, pasi në rast fitoreje do të kishin mundësi që të ngushtonin distancën me katalanasit.
Lionel Messi, pasi mori çmimin e lojtarit më të mirë në “La Liga” nga Marca, tha se triumfi në “El Clasico” do të ishte një avantazh i madh në luftën për titull, pasi matematikisht distanca me Realin do të shkonte në 14 pikë.
“Do të jetë shumë e rëndësishme fitorja, për rëndësinë që ka kjo ndeshje”, u shpreh fillimisht ai.
“Gjithmonë ndeshjet kundër Real Madridit janë speciale, kjo edhe për shkak të stadiumit. Nëse fitojmë, do të ishte një avantazh i madh, pavarësisht se nuk janë ata të dytit”, tha Messi.
“Do të ishte mirë që të mbyllim vitin me fitore dhe t’i festojmë të lumtur festat e fund vitit”, shtoi argjentinasi.
Përveç lojtarit më të mirë në La Liga për vitin që po lëmë pas, Messi mori nga Marca edhe çmimin e golashënuesit më të mirë, pasi e përfundoi sezonin me 37 finalizime.
Messi – Ylli Historik i Futbollit Boteror.
Timi