Sulejman Starova dha dorëheqjen dje nga stoli i Partizanit pas humbjes 0-5 kundër Luftëtarit.
Por, presidenti i klubit kryeqytetas, Gazmend Demi nuk pranoi dorëheqjen e Starovës, teksa trajneri do të vijojë punën me të kuqtë.
Në një prononcim për “Procesin Sportiv” në “Top-Channel”, Sulejman Starova deklaroi:
“Vlerësoj besimin e presidentit Demi që nuk pranoi dorëheqjen time. Duke i kërkuar falje tifozërisë së Partizanit për dështimin e Gjirokastër, premtoj përkushtim për të bërë më të mirën e skuadrës së zemrës. Pak durim”, shprehet Starova për “Procesin Sportiv”.
Po Erjon Brace a eshte dakord qe ti korrak te japesh doreheqjen se ja ka ngopur keq topet Gaz Demi?