Trajneri i U21 të Shqipërisë, Alban Bushi ka dalë sot në konferencë për shtyp për mediat për të komentuar fazën seleksionuese të talenteve në disa vende të Europës. Strategu i kombëtares Shpresa ka theksuar se interesimi ka qenë i madh, ndërkohë që konfirmoi se Durmishaj nuk do të luajë më Greqinë.
“Është një punë e mirë e bërë nga stafi i FSHF, pasi nga këto seleksionime kemi përfituar shumë lojtarë si brenda dhe jashtë vendit. Fakti që disa lojtarë nuk janë përzgjedhur, kjo nuk do të thotë se për ta. Në Itali kishte më shumë lojtarë premtues.
Nuk kishte shumë kosovarë në Itali. Shumë shqiptarë ishin të interesuar për këtë fazë, teksa vitin e kaluar ishin 70 vetë, ndërkohë që këtë vit ishin 120. Vazhdimësia në këtë moshë është delikate, sepse lojtarët mund të zbresin nga vlerësime të larta në nota të ulëta.
Dikur Zvicra ishte vendi që prodhonte futbollistë më cilësorë, ndërkohë që tani është në Itali, ndoshta ngaqë tani atje punohet më mirë. Nuk duhen harruar as lojtarët e kampionatit shqiptarë, edhe pse kanë disi probleme me ritmin. Në Shqipëri ka më shumë talente se sa jashtë.
Greqia kërkon Durmishaj? Ai nuk ka pasur asnjë lloj kontakti për të luajtur me Greqinë. Edhe nëse do ta kishte, besoj se do ta refuzonte. Deri tani nuk ka ikur asnjë lojtarë.
Prindërit janë problemet kryesore për fëmijët në Shqipëri. Ata janë problematikët më të mëdhenj. Ne duam që të bëjmë më të mirë, pasi çdo prind dëshiron që fëmija e tij të luajnë”, u shpreh Bushi.