Klubi i Skënderbeut vijon me intensitet përgatitjet për ndeshjen e fundit të fazës së dytë në kampionat ndaj ekipit të Teutës.
Skuadra korçare ndryshe nga ditët e tjera sot ka zhvilluar seancën stërvitore në kushte atmosferike ndryshe, pasi fusha e stërvitjes ishte e mbuluar nga dëbora.
Trajneri Ilir Daja ka pasur në dispozicion të gjithë futbollistët, ndërkohë që atmosfera në skuadër është mjaft e mirë, dhe kjo duket edhe në disa foto që kanë hedhur lojtarët në rrjetet sociale.
Sabjen Lilaj, Gledi Mici dhe Kristi Vangjeli janë argëtuar para seancës stërvitore, teksa kanë postuar në profilet e tyre në rrjetet sociale disa foto.