Klubi i Milanit hedh poshtë pretendimet se Gattuso ka ofruar dorheqjen

19 Dhjetor 2017, 15:26Sport TEMA

Klubi i Milanit ka hedhur poshtë lajmet se Gennaro Gattuso, ka kërkuar dorëheqjen

Pas humbjes së rëndë të pësuar me rezultatin 3-0 nga Verona, u raportua se Gennaro Gattuso ka ofruar dorëheqjen, por Milani nuk e ka pranuar një gjë të tillë, duke i kërkuar atij të vazhdojë punën.

Por, të gjitha këto raportime klubi kuqezi i ka hedhur poshtë, të cilët në faqen zyrtare kanë shkruar: “Rino Gattuso kurrë nuk ka menduar as edhe për ndonjë minutë të japë dorëheqje”.

“Gjitha raportimet janë të pavërteta. Trajneri dhe lojtarët gjatë ditës së djeshme kanë punuar shumë dhe analizuan situatën, ata janë të gatshëm të bëjnë gjithçka për të lënë anash këtë situatë të vështirë”, vijon më tej në sajtin e klubit italian.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje