BBC Sport zgjedh ish-tifozin e Sunderland, Bradley Lowery, Personalitet të Vitit 2017

19 Dhjetor 2017, 18:28Sport TEMA

Prindërit e Bradley Lowery morën çmimin “Helen Rollason” në një prezantim emocional në personalitetin sportiv të BBC të vitit 2017.

Bradley, u kthye në një nga tifozët më të dashur të futbolliti, trimëria e të cilit preku zemrat e shumë njerëzve.

Bradley vdiq në moshën gjashtë vjeçare nga një sëmundje e rrallë e kancerit në muajin korrik.

“Wow. Jam paksa e tronditur, por absolutisht e nderuar që e kam marrë këtë çmim në emër të Bradley.

Unë jam shumë krenare për të, ne duam të vazhdojmë punën e mirë që ai ka bërë, ne i ruajmë ato kujtime të veçanta çdo ditë“, tha Gemma mamaja e tifozit.

Një ëndërr u bë realitet për Bradley në muajin mars, kur ai ishte nuskë për ekipin e Anglisë në stadiumin Wembley para një ndeshje kualifikuese të Kupës së Botës, ku idhulli i tij Defoe shënoi në fitore 2-0 ndaj Lituanisë. (TemA)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje