Mbetja e Italisë jashtë kampionatit botëror ‘Rusi 2018’ ishte një ngjarje vërtetë dramatike për italianët. Opinioni sportive dhe specialistët e futbollit ia atribuuan këtë dështim ish trajnerit të të kaltërve, Gian Piero Venturës, që me zgjedhjet e tij nuk arriti të kalojë kualifikohet në Play Off ndaj Suedisë.
E mesa duket, përveç italianëve, Ventura ka bërë të ‘qajë’ edhe institucioni më i madh i futbollit botëror, FIFA. Ka qenë pikërisht kreu i FIFA-s, Gianni Infantino, që për më tepër është edhe italian, ai që ka mbetur më i zhgënjyer nga eliminimi i Italisë.
“Mund të them se një botëror pa Italinë, është tragjik, por duhet të pranojmë se ata që janë kualifikuar e kanë merituar më tepër”, tha kreu i FIFA-s gjatë një interviste.
E para nuk beri asnje per te qare presidenti i FIFA-s , thjesht iu jep italianeve me” dhemshuri ilacin e pikellimit ” si puna e te semurit me kancer qe i thone te gjithe te shkuara , dhe pse e dine qe i ka ditet e numuruara , dicka e tille . Dhe e dyte Gianni Infantino nuk eshte italian por zviceran , dhe qe te jem akoma me i sakte , me simpati per nga gjermanet se sa nga italianet , keshtu qe brenda vetvetes ka thene ” nje bela me pak”………………