Sulmuesi Rauf Aliyev largohet nga Kukësi

19 Dhjetor 2017, 17:50Sport TEMA

Rauf Aliyev largohet nga Kukësi. Sulmuesi nga Azerbajxhani nuk do të jetë më pjesë e kampionëve të Superligës.

28-vjeçari dhe drejtuesit e Kukësit kanë rënë dakord për të ndërprerë kontratën me konsensus.

Aliyev nuk arriti të shfaqte potencialin e tij në Superligë, edhe pse pati mundësitë e tij.

Presioni i lartë për të shënuar, kritikat pas disa paraqitjeve të dobëta dhe sigurisht edhe rroga e lartë ishin “hadikap” për vazhdimin e Aliyev me klubin verilindor.

Sulmuesi 28-vjeçar u afrua në merkaton e verës te Kukësi, me mendimin se do të zëvendësonte Pero Pejic, por një gjë e tillë nuk ndodhi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje