Rrufë në qiell të kaltër për të gjithë tifozët e Vllaznisë. Një nga futbollistët kryesorë të skuadrës kuqeblu, Edon Hasani, i ka dhënë lamtumirën ekipit shkodran duke firmosur në Iran.
Nuk dihet ende nëse klubi shkodran do të përfitojë financiarisht nga shitja e mesfushorit në Iran, por sipas klubit që ka zyrtarizuar firmën, Hasani ka nënshkruar deri në fund të këtij sezoni me ish-skuadrën e Xhevahir Sukajt, me të drejtën e rinovimit për një tjetër edicion.
Kështu, Vllaznia humb një nga futbollistët kryesorë të saj, pasi mesfushori kishte luajtur 14 ndeshje me këtë ekip duke shënuar dy gola.