Titulli kampion/ FSHF bën skandal me apelimin e Skënderbeut

20 Dhjetor 2017, 15:08Sport TEMA

Kohët e fundit është rikthyer në vëmendje titulli kampion, i cili iu hoq Skënderbeut nga Komisioni i Etikës dhe e pretendon Partizani, që u rendit i dyti. Drejtori i klubit të kuq, Olsi Rama, bëri me dije se kanë bërë një kërkesë zyrtare në FSHF që t’u japin atë titull kampion, duke qenë se aktualisht Shqipëria nuk ka asnjë skuadër që mban kurorën e atij viti.

Por, Federata Shqiptare e Futbollit doli në një reagim zyrtar, nëpërmjet sekretarit të Përgjithshëm Ilir SHulku, duke thënë: – “Nuk mund të shprehemi për këtë çështje, pa marrë një vendim KAS-i. Skënderbeu e ka apeluar vendimin e Komisionit të Etikës në KAS dhe ne jemi në pritje, se çfarë vendimi do merret aty”.

“Vipsport.al” zbulon se në fakt kemi të bëjmë me një skandal juridik të Federatës Shqiptare. Në Kodin e Etikës, neni 18, pasqyrohet qartë që vendimet e Komisionit të Etikës nuk apelohen në KAS, por në Komisionin e Apelit të FIFA-s. Për aq kohë se kemi të bëjmë me një shkelje proceduriale dhe KAS-i nuk ka kompetencë për këtë gjë, Federata Shqiptare e Futbollit është institucioni që del garant për të mbrojtur rregullat e saj. Deri tani, mbase nga paaftësia, apo nga keqdashësia, kemi të bëjmë me një FSHF që pret përgjigje nëpërmjet një apeli të parregullt ligjor.

Më poshtë, “VIP SPORT” iu sjell edhe nenin që sqaron qartë se ku bëhet Apeli i vendimeve të Komisionit të Etikës.

“Neni 18

Vendimet e Komisionit te Etikes mund te depozitohen per apel ne Komisionin e Apelit te FIFA me perjashtim te rasteve kur vendimi i dhene eshte:Vendimet e dhena nga Komisioni i Apelitte FIFA qe nuk depozitohen ne Gjykaten e Arbitrazhit Sportiv (CAS) jane perfundimtare.

paralajmerim

qortim

pezullim per me pak se tre ndeshje ose deri ne dy muaj

gjobe me pak se 200,000 leke”

1 komente në “Titulli kampion/ FSHF bën skandal me apelimin e Skënderbeut”

  1. K. F says:

    Se do Olsi Rama te mare trofe pa luajtur Partizani i tij, ndaj jeni terbuar ju te TemA pse ka apeluar ekipi i Skenderbeut vendimin e ketyre te FSHF?!! Nuk e dini qe ne kampionatin e vjtshem kryeministri Rama urdheroi tatimoret te cilet nuk reshten se beri presion mbi ekipin dhe drejtuesit e klubit te Skenderbeut dhe me se fundi e neneshtruan ate duke ia dhene Kuksit titullin e kampionatit… Ka ndodhur kjo me ndonje ekip tjeter qe tatimoret te vershojne per gjoja kontroll tatimor ndaj nje klubi qe ashtu si gjithe te tjeret eshte regjistruar si OJF?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje