Federata Shqiptare e Futbollit ka çertifikuar drejtorët sportiv të klubeve shqiptare.
Diplomat për drejtorët sportiv, janë shpërndarë nga sekretari i përgjithshëm i FSHF-së, Ilir Shulku.
Mes drejtorëve sportivë të çertifikuar, ishte edhe Olsi Rama që ka tërhequr diplomën nga ana e Ilir Shulkut.
Çertifikatat janë shpërndarë në ambientet e brendshme të FSHF-së.
Në fund ata kanë pozuar së bashku me sekretarin e përgjithshëm të Federatës dhe diplomën e marrë në ditën e sotme.