Skënderbeu nuk e ka në listë Danilo Alveshin, afrimet vetëm nga jashtë

21 Dhjetor 2017, 11:41Sport TEMA

Luhet nsesër ndeshja e fundit për këtë vit, ku Skënderbeu pret Teutën, por drejtuesit e tij sigurisht që janë duke punuar edhe për merkaton.

Me interes pritet të mësohet se cilët janë lojtarët që mund të largohen, ku Jashanica është i pari që pritet t’i japë lamtumirën ekipit korçar për të shkuar në Rusi.

Po ashtu, po me aq interes pritet të mësohet se çfarë lojtarësh do të afrohen dhe vëmendja më e madhe është te sulmuesi i ri. Drejtuesit e Skënderbeut e kanë përqendruar punën e tyre jashtë vendit, pasi këtu nuk mund të gjejnë alternativa.

Korçarët nuk e kanë në listën e tyre sulmuesin e Flamurtarit, Danilo Alvesh. Presidenti Takaj, i pyetur nga “Vip Sport”, e ka mohuar interesimin për lojtarin e ekipit vlonjat. Me shumë mundësi, sulmuesi i ri i Skënderbeut, do të bashkohet me ekipin në Turqi, ku korçarët do të zhvillojnë fazën përgatitore.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje