Renditja e FIFA-s, Shqipëria ruan vendin e 62-të

21 Dhjetor 2017, 13:42Sport TEMA

FIFA ka publikuar sot renditjen e re për muajin dhjetor, teksa kombëtarja jonë vazhdon të ruajë pozicionin në vendin e 62 në renditje.

Kuqezinjtë vazhdojnë të mbeten përpara vendit organizator të Kupës së Botës, Rusisë, e cila ka fituar një vend duke e krahasuar me renditjen e muajit nëntor.

Kuqezinjtë tanë gjenden në kuotën e 533 pikëve, teksa mungesa e miqësoreve apo ndeshjeve zyrtare ka bërë që të mos ketë ndryshime në këtë renditje.

Kosova ndërkohë ka humbur tre pozicione, krahasuar me një muaj më parë, teksa tashmë renditet në vendin e 177.

Në klasifikimin e re të FIFA-s nuk ka ndryshime në 10 vendet e para, teksa Gjermania ruan vendin e parë, e ndjekur nga Brazili dhe Portugalia.

Italia mbetet në vendin e 14, ndërkohë që Anglia në të 15-n.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje