Trajneri i Kukësit, Mlladen Milinkoviç, mirëpret çdo vendim të presidentit Safet Gjici pas humbjes së pësaur sot në “Zeqir Ymeri” kundër Luftëtarit.
“Fusha jonë po na kthehet në makth, kemi humbur katër ndeshje dhe kemi barazuar një. Kjo është diferenca me kryesuesit. Të them të drejtën, e prisja ta mbyllnim vitin me fitore. Humbëm dhe jemi shumë të zhgënjyer me mënyrën sesi shkoi ndeshja.
Duhet të flas me presidentin sepse ai bën planet e ekipit. Do të jemi dakord me çdo vendim që ai do të marrë. Nuk kemi arritur atje ku duhet të ishim në bazë të objektivave që kishim në fillim të sezonit.
Është normale që presidenti të shohë alternative të tjera. Ne nuk po marrim rezultate dhe s’mund të jem i shqetësuar nëse presidenti bisedon me të tjerët. Kontrata nuk na mbron, mbi kontratën kemi fjalën tone”, tha Milinkoviç. (TemA)