Zyrtare: Milinkoviç dhe ndihmësat e tij, jo më pjesë e Kukësit

23 Dhjetor 2017, 09:44Sport TEMA

Duke nisur që nga sot , në drejtimin e Kukëist nuk do jetë më taineri , Mlladen Milinkoviç dhe ndihmësat e tij. Sot ky staf me në kye Milinkoviç, ka paraqitur dorëheqjen pranë presidentit te klubit.

Presidenti , Safet Gjici, ka miratuar doreheqjen e tyre dhe i ka falenderuar për punën e bërë edhe pse ajo nuk ishte në prithsmërinë e duhur dhe në objektivat e marër në fillim të sezonit nga Milinkovic.

Kjo dorëheqje vjen pas rezultateve të dobëta dhe pikëve të pakta që  stafi dhe ekipi morën.

Theksojm se presidenti i ka dhënë mbështetje maksimale , stafit që po largohet dhe disa herë edhe pse rezultatet ishin të dobëta ku u ka dhënë shansin  Milikoviçit dhe bashkëpunëtorëve të tij.

Pozicioni aktual i ekipit është larg objektivave që mori Milinkoviç, duke mos haruar dhe katër humbej në fushën e Kukësi, gjë që nuk kishtë ndodhur asnjëherë më parë .

Klubi është në trataiva për gjetjen e emrit të ri që do drejtojë pankinën e Kukësit , dhe mes shumë kandidaturave do të përzgjëdhë më të mirën , që të vijojë punë për arritjen e objektivave për titull kampion , pasi asgjë ende nuk ka mabruar dhe ka ende kohë që dhe me merkaton e dimrit të kapet vendi i parë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje