Është Barcelona fituesja e super sfidës së javës së 17-të në “La Liga” duke mposhur në stadiumin “Santiago Bernabeo” skuadrën e Realit të Madridit.
Katalanasit fituan me rezultatin e pastër 3-0 në “El Clasicco” duke hedhur një hap të rëndëishëm drejt titullit kampion pasi tashmë distanca me madrilenët shkon në 14 pikë.
Një triumf spektakolar i skuadrës së drejtuar nga Ernesto Valverde të cilët në 45 minutat e dyta bënë një ndeshje spektakolare duke shënuar që të tre golat e takimit.
I pari që zhbllokoi rezultatin ishte Luis Suarez në minutën e 56-të pas një aksioni spektakolar duke e dërguar topin në fund të rrjetës. Goli i dytë do të vinte vetëm pas 10 minutash me anë të Lionel Messi që shënoi nga pika e bardhë e 11 metërshit që u shkaktua nga Carvajal i cili u ndëshkua dhe me karton të kuq pas prekjes së topit me dorë.
Në minutën e fundit të ndeshjes ka kohë dhe për një tjetër gol që kësaj rradhe shënohet nga ana e Vidal që vulosi shifrat në 3-0. Një sukses i merituar për Barcelonën që tashmë e sheh veten në kuotën e 45 pikëve duke vijuar i qetë rrugën drejt titullit kampion.
Ndërsa, Reali pozicionohet në vendin e katërt me 31 pikë. (TemA)
Ka ndonje Bardhoshke Me ne Bote qe do na flas per RonaldEn ?
MESSI = GJENI .
Puna me me mend e Barces ishte Largimi i Neymarit .
Le ta shijoje PSG-ja .
HOHOHOHO……….MESSI CHRISTMAS