Juventusi fiton duelin kundër Romës

23 Dhjetor 2017, 23:08Sport TEMA

Juventus fiton 1-0 përballë Romës në sfidën e javës së 18-të të Serisë A, duke u ngjitur në vendin e dytë në renditje me 44 pikë, 1 më pak se Napoli i vendit të parë.

Goli i fitores për Juventusin u shënua nga Benatia në minutën e 18-të. Mbrojtësi maroken ndëshkoi ish-ekipin e tij pas një këmbënguljeje në zonën e Romës.

Në pjesën e dytë, Florenzi goditi traversën për verdhekuqtë, ndërsa Pjanic për Juventusin.

Por, rasti më ideal për Romën erdhi në minutën e 94-t, kur sulmuesi Patrik Schick u vendos përballë portierit të Juventusit. Por, Szczesny u tregua i saktë duke pritur gjuajtjen e çekut.

Portieri i Juventusit mbrojti portën e tij duke shmangur barazimin dhe duke ndëshkuar njëkohësisht ish-skuadrën e tij, Romën.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje