Mançester Siti vazhdon me ritëm të frikshëm në Premier League. Skuadra e Pep Guardiolës e ka mbyllur me një fitore me “poker” ndaj Bournemuthit 4-0. “Qytetarët” e mbyllin fazën e parë me 18 fitore dhe një barazim.
Në sfidën e sotme të luajtur në “Etihad Stadium”, rezultatin e zhbllokoi Serxhio Aguero në minutën e 27. Sulmuesi argjentinas ka shënuar golin e 100 në të gjitha kompeticionet në këtë stadium, teksa pas tij është Tevez me 49 gola.
Sterling shënoi në fillimin e pjesës golin e dytë, i cili është i ndaj ekipit të Bournemuthit në karrierën e tij. Më pas Aguero shënoi golin e dytë personal dhe të tretn për ekipin e tij, ndërkohë që sfidën e vulos Danilo me një gol 5 minuta nga fundi.
Siti ka shënuar sot golin e 100 në vitin 2017, duke u bërë ekipi i parë që kalon këtë shifër, pasi Liverpuli në vitin 1982, ka shënuar 106 gola.
Siti thellon diferencën me 14 pikë me Junajtid, që luan sot ndaj Leiserit.
Rezultatet e Premier League
Everton 0-0 Chelsea
Brighton 1-0 Watford
Manchester City 4-0 Bournemouth
Southampton 1-1 Huddersfield
Stoke 3-1 West Brom
Swansea 1-1 Crystal Palace