Lajmi për Gugash Maganin trajner të Partizanit u përhap me shpejtësi në portale të ndryshme gjatë orëve të fundit.
Mirëpo, “Panorama Sport” kontaktoi direkt me presidentin e klubit të kuq, Gazmend Demi.
I pyetur në lidhje me zërat që qarkullojnë për Maganin, numri një i Partizanit ishte i prerë.
“Trajner i Partizanit është Sulejman Starova. Të tjerat janë fjalë rrugësh”, – deklaroi ekskluzivisht për gazetën presidenti i Partizanit, duke rikonfirmuar në këtë mënyrë “Bobin” në krye të pankinës së kuqe.