Stoli i Kukësit, lista e kandidatëve bëhet shumë e gjatë

24 Dhjetor 2017, 10:39Sport TEMA

Presidenti i Kukësit, Safet Gjici, është duke menduar për trajnerin e dytë në këtë sezon, pasi Mlladen Milinkoviç është larguar zyrtarisht pas humbjes me Luftëtarin. Nuk ka pse të nxitohet, sepse kampionati është ndërprerë.

Në tavolinë e tij janë aktualisht shumë emra dhe përzgjedhja duhet të jetë shumë e kujdesshme për të mos pasur sërish probleme në vazhdim të kampionatit. Malazezi Vukotiç është një kandidat për të marrë drejtimin e Kukësit, por pas tij janë edhe emra të tjerë të fushës së trajningut nga Shqipëria, me në krye ish-trajnerin e këtij ekipi, shkodranin Armando Cungu.

Pastaj janë edhe mera të tjerë si Artan Mërgjyshi, Klodian Duro, por edhe Ivan Gvozdenoviç, pjesë e stafit aktual, mund të bëhet trajner i parë, ashtu si dhe kapiteni Rrahman Hallaçi, i cili është gati t’i japë fund karrierës si futbollist për të nisur atë të trajnerit.

Mbetet për t’u parë cila do të jetë zgjedhja e presidentit Gjici, ndërkohë që grupi i lojtarëve është reduktuar dhe duhet menduar edhe për merkaton. Për këtë të fundit sigurisht që duhet të vendosë trajneri i ri.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje