Gattuso: Të dorëhiqem? Unë jam problem i fundit te Milani

24 Dhjetor 2017, 11:07Sport TEMA

Milani vijon të notojë në ujëra të turbullta, ndërsa me Gattuson situate është përkeqësuar ende, pasi kuqezinjtë pësuan një tjetër humbje, këtë herë në shtëpi përballë Atalantës.

As grumbullimi dhe izolimi për 5 ditë në Milanello duket se nuk i ka bërë ‘derman’ kuqezinjve, që përballë Atalantës treguan sërish se nuk janë një ekip dhe se kanë shumë pak harmoni në lojën e tyre.

Gattuso ishte ai që mori përgjegjësitë e humbjes, duke theksuar se zgjedhjet në fushë I kishte bërë ai dhe i pandikuar.

“Zgjedhjen i bëj unë dhe rrjedhimisht marr edhe përgjegjësinë e kësaj humbjeje të papranueshme. Jemi në një moment të vështirë dhe na duhet shumë punë të dalim nga kjo situatë dreqi. Nuk e mendoj largimin, pasi unë jam problem i fundit te ky Milan”, tha trajneri i Milanit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje