Rekordet që theu Messi në “Klasike”

24 Dhjetor 2017, 11:33Sport TEMA

Edhe pse nuk shkëlqeu si zakonisht, Leo Messi theu plot tre rekorde në “Klasiken” e parë të sezonit Real-Barça.

Argjentinasi, me golin e tij me 11-metërsh, u shndërrua në lojtarin që i ka shënuar më shumë gola Realit në historinë e kampionatit spanjoll (17).

Pasimi i tij për golin e Aleix Vidal ishte asisti numër 200 i Messit me fanelën e Barcelonës.

Gjithashtu, me golin e tij, Messi arriti shifrën 15 për këtë sezon, duke u bërë i vetmi lojtar në historinë e kampionatit spanjoll që shënon 15 ose më shumë gola në 10 sezone radhazi.

Ndërsa Barcelona, me fitoren në “Santiago Bernabeu” arriti të triumfonte në 3 ndeshje radhazi për herë të parë në histori në stadiumin e rivalit historik.

1 komente në “Rekordet që theu Messi në “Klasike””

  1. kodra pas bregut says:

    MESSi more moderator i Temes Shkelqeu si gjithmone dhe e la Shpirtin ne Fushe .
    Messi nuk eshte i varur nga Golat por nga Triumfi.
    Le te shenoje gola Ronaldua sa te doje por kurre nuk ka Shkelqyer sepse nuk e ka ne thua .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje