Sampdoria shfaq interes për lojtarin e Kombëtares shqiptare

24 Dhjetor 2017, 12:22Sport TEMA

Ai luan në Rumani te skuadra e Politehnica Iasi dhe është i fundit që përflitet se është në listën e dëshirave të Sampdorias. Quhet Kamer Qaka, mesfushori që vetëm pak javë më parë debutoi me Kombëtaren shqiptare, pasi Panucci e ftoi në miqësoren ndaj Turqisë.

Mësohet se futbollistin po e vëzhgojnë ndërkohë edhe një skuadër tjetër rumune (Craiova), por edhe Benevento e Sampdoria.

Ndërkaq, duke folur për median serbe, Filip Đuričić ka konfirmuar vendimin e tij për t’u larguar nga Sampdoria, që në merkaton e dimrit që është në prag. Që do të thotë se te skuadra xhenoveze do të lirohet një vend që në janar dhe mundësitë për të hyrë në tratativa me Qakën janë të mëdha.

Gjatë ditëve të fundit është përfolur edhe fakti, se ka qenë vetë trajneri i Kombëtares shqiptare, Christian Panucci, ai që ka promovuar talentin kuqezi te disa klube italiane.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje