Benevento e tij po bën një kampionat shumë të dobët, por Ledian Memushaj është një lojtar që kërkohet nga dy skuadra në Itali, një nga Seria A dhe tjetra nga Seria B.
Mesfushori shqiptar është vënë në shënjestrën Kievos dhe të Frozinones.
Shtypi italian bën me dije se për mesfushorin e Beneventos po interesohet shumë seriozisht Frozinone, që ka pretendime për ngjitjen në Serinë A. Akutalisht mban vendin e dytë.
Megjithatë, për ta marrë futbollistin me përvojë duhet të fitojë konkurrencën me Kievon, që gjithashtu kërkon Memushajn. Në janar vlonjati pritet të ndërrojë ekip.